Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
15 %
3.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Adriana Kalaja nuk tërhiqet: Kullat pa leje në Tiranë do hidhen në erë me tritol

spot_img

Lajme të ngjashëm

Juristja Adriana Kalaja, një nga shtatë kandidatet për Bashkinë e Tiranës në primaret e PD, ka prezantuar mbrëmjen e sotme shkurtimisht platformën e saj për kryeqytetin.  Një nga pikat e saj të platformës është edhe shembja e kullave pa leje.

E njohur për deklaratat e saj të forta, se do shembë me tritol shtëpinë e Ramës në Surrel, e ftuar në emisionin Opinion, Adriana Kalaja ka vazhduar retorikën e saj. Ajo ka thënë se kullat pa leje apo me kate shtesë jashtë planit, do shemben me tritol.

“Unë mendoj se Tiranës sot në këtë kaos të plotë të ndërtimeve i duhet një ligj për referendumin vendor që të jenë vetë qytetarët e saj që të vendosin për objekte të rëndësishme nëse do të ndërtohen. Nëse do të hapet një rrugë, një nënkalim, një metro, etj. Objekte të cilat do të ndërtohen duke ndërhyrë dhe tek prona private e qytetarëve të ndryshme. Pika e dytë: Hedhja me tritol në erë e kullave pa leje.”

Kalaja tha se kjo është mënyra që ligji parashikon për ndërtimet pa leje, ndërsa pohoi se qytetarët që do të dalin nga këto banesa do të strehohen në kulla apo pallate të tjera,kosto që sipas saj do t’i paguajnë oligarkët. Juristja u shpreh se do të jetë gjykata ajo që do të vendosë për kullat, që nga viti 2015.

“Ndërtuesit e paligjshëm të kullave sipas kodit penal kanë përgjegjësi penale. Qytetarët do të dëmshpërblehen të gjithë dhe dëmin do e paguajnë ata oligrakë, sepse kanë pallate sa të duash”, vijoi më tej Adriana Kalaja.

Më shumë


spot_img









spot_img