Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

‘Adria Airways’ shpall zyrtarisht falimentimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

08c34ca9a33b83c330c61b2e0a5d7254

Kompania ajrore “Adria Airways” ka nisur zyrtarisht procesin e falimentit për shkak të problemeve financiare.

Pas ndalimit të fluturimeve për datat 24-25 Shtator 2019, kompania “Adria Airways” lajmëroi vijimin e ndalimit të përkohshëm të operimeve edhe për datat 26 dhe 27 Shtator. Mirëpo, sot më 30 shtator, kompania ka nisur zyrtarisht procedurat e falimentimit në Gjykatën e Rrethit Kranj, në Slloveni.

Procedurat e falimentimit janë ndërmarrë nga administratorët e kompanisë për shkak të bilancit negativ, bazuar Operacionet Financiare Sllovene dhe Procedurat e Falimentimit. Përmes këtyre dokumenteve që vërtetojnë bilancin negativ të kompanisë Gjykata për një periudhë 3 ditore vendos për nisjen e procedurave të falimentit, shkruan newsbomb.al.

Vetë kompania ka njoftuar sot se do të anulojë të gjitha fluturimet pasi kanë nisur procedurat e falimentit. Prej vitit 1992 kjo kompani ka përfshirë krah destinacioneve të tjera ajrore dhe fluturimet në Shqipëri.

Ministria Sllovene për Zhvillim Ekonomik dhe Teknologji tha se qeveria po mendonte krijimin e një kompanie të re kombëtare për të përmirësuar lidhjen ndërkombëtare të Sllovenisë pas rënies së Adrias. Sidoqoftë, Ministria vuri në dukje se ky proces do të kërkonte ca kohë dhe do të nevojitej një partneritet i fortë me Lufthansa, si dhe konsensus politik në vend. Gjatë javës së kaluar, Adria ka anuluar më shumë se 400 fluturime që prekin mbi 15,000 pasagjerë.

Falimentimi i kompanisë lë pa punë rreth 558 punonjës, ndërsa preket dhe tregu shqiptar, punonjës por kryesisht dhe qytetarë të shumtë të cilët kanë prerë bileta pranë Adria Airways.

Linjat ajrore të tjera evropiane që kanë ndaluar fluturimin në vitin 2019: Germania, Flybmi, WOW Air, Aigle Azur, XL Airways dhe Thomas Cook.

Më shumë

spot_img