Hapësire reklamuese

Bota

Adoleshentja që filmoi arrestimin e George Floyd vlerësohet me çmimin Pulitzer

Shkruar nga Newsbomb
Adoleshentja që filmoi arrestimin e George Floyd vlerësohet me

Adoleshentja që regjistroi me telefon skenën e arrestimit të George Floyd në SHBA, është vlerësuar sot me çmimin Pulitzer.

Videoja, në të cilën Darnella Frazier regjistroi oficerin e të policisë, Derek Chauvin, duke ia vendosur Floydit gjurin në qafë, qarkulloi gjerësisht në mediet sociale, duke shkaktuar protesta në SHBA mbi dhunën e shkaktuar.

Bordi i Çmimit Pulitzer tha se Frazier ishte nderuar “që regjistroi me guxim vrasjen e George Floyd”.

Frazier ishte vetëm 17 vjeç kur regjistroi arrestimin e Floyd dhe videoja të cilën ajo e postoi në Facebook disa orë pasi ndodhi ngjarja, duke shkaktuar protesta të amerikanëve, të cilët kërkuan dhënien fund të dhunës policore.

Sondazh

Poll