Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Adoleshenti vret me thikë kuzhine dy vajza shqiptare në Florida, i përndoqi para krimit dhe u fut brenda nga dritarja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 19-vjeçar po përballet me akuzën e vrasjes së dy grave që mendohet se janë nga Shqipëria, të cilat i përndoqi dhe i vrau me thikë brenda shtëpisë së tyre.

Departamenti i Policisë së Largo në SHBA tha se detektivët dyshojnë se Sage Gayle Curry ndoqi viktimat në shtëpinë e tyre, pasi i pa ato në publik. Sipas medieve të huaja, gratë u gjetën të pajeta brenda shtëpisë së tyre ndërsa një fqinj lajmëroi policinë.

179960417 278190763998040 1635536612674196260 n

Sipas policisë, 19-vjeçari Curri hyri në shtëpinë e viktimave përmes dritares, mori thikën e kuzhinës dhe kreu aktin makabër, duke lënë të vdekur dy gratë që përndoqi.

Pas krimit të rëndë ai u largua menjëherë nga ndërtesa, ku i kërkoi ndihmë një miku të tij, pasi u lëndua edhe vetë gjatë aktit të rëndë, por policia e Largo nuk dha detaje sesi mund të jetë plagosur autori i sulmit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img