Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Adoleshenti vrau 10 shokët e klasës, zbulohet MOTIVI

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ngjarja e ndodhur në Teksas tronditi mbarë opinionin publik pasi një adoleshent vrau 10 shokët e tij të klasës. 17-vjeçari Dimitrios Pagourtzis, bir i një emigranti grek, hyri me armë në shkollën e mesme Santa Fe, jo larg Hjustonit, dhe filloi të qëllonte. Policia tha se e ka arrestuar Dimitrios Pagourtzis-in, nxënës i shkollës së mesme të Santa Fesë, dhe më pas një person të dytë, të dyshuar për lidhje me të.

Mediat e huaja shkruajnë se motivi që e çoi të riun të kryente veprimin fatal, është fakti se një nga vajzat që ishte dhe viktimë e sulmit nuk kishte pranuar të shoqërohej me të. Këtë deklaratë e bëri babi i nxënëses së vrarë Shana Fisher, sipas të cilit ajo ia kishte bërë të qartë Dimitros Pagourzis, se nuk ishte e interesuar.

Ndërkohë policia nuk ka dhënë asnjë version zyrtar mbi motivin e ngjarjes.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img