Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Adoleshenti u gjet i plagosur rëndë mes ferrave në Durrës, policia sqaron ngjarjen (DETAJE)  

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7999ff7d0d4ca79c83fe59735c7697ec

Policia e Durrësit ka sqaruar mesazhin e qytetarit dixhital të publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, për një adoleshent në Durrës i cili u gjet mes ferrave i plagosur rëndë.

Berisha akuzoi policinë e Shtetit për fshehjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa në reagimin e saj policia bëri me dije se ngjarja është hetuar dhe i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

‘Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor në shkollën e Ishmit. Materialet në Prokurorinë e Krujës janë referuar që më 28 qershor. Ngjarja dyshohet për aksidentale. Janë marrë në pyetje shokët e të riut nga Komisariati i Fushë-Krujës dhe ata kanë thanë se kanë qenë një grup me djem, të cilët kanë pirë alkool deri në orët e para të mëngjesit. Më pas, janë shpërndarë në shtëpitë e tyre. Dyshohet që i riu ka hipur në çatinë e një kioske që gjendet pranë shkollës së Ishmit dhe të jetë rrëzuar kur e ka zënë gjumi. Ngjarja është dyshuar aksidentale sepse, nisur nga provat materiale në vendin e ngjarjes, këpucët e të riut janë gjetur në çatinë e kioskës, aty ku i kishte hequr para se ta zinte gjumi. Djali është nisur në Spitalin e Fushë-Krujës dhe më pas tek i Traumës. Hetimet vazhdojnë nga Prokuroria, e cila ka administruar të gjitha provat dhe dëshmitë e mbledhura. Nga dëshmitë që kanë dhënë shokët e tij bashkëmoshatarë nuk ka rezultuar që i riu të ketë pasur konflikte’, sqaroi Policia e Durrësit.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img