Hapësire reklamuese

Bota

Adoleshenti përplas makinën e vjedhur me një shtëpi, shkakton shpërthim të madh gazi

Shkruar nga Newsbomb
Adoleshenti përplas makinën e vjedhur me një shtëpi,

Një adoleshent në Nju Jork po përballet me 30 akuza penale, pasi dyshohet se ka vjedhur një makinë në fillim të muajit, duke e përplasur atë në një shtëpi dhe duke shkaktuar një shpërthim masiv gazi.

Pamjet e kamerave të publikuara nga Departamenti i Policisë së qytetit Oneida tregojnë momentin e shpërthimit të ndodhur mëngjesin e 9 shtatorit, ku si pasojë rezidenca u shkatërrua plotësisht.

Oficerët dhe forcat zjarrfikëse ishin në vendngjarje pasi evakuuan banorët nga gjashtë shtëpi, ndërsa prisnin që kompania e shërbimeve të mbyllte gazin, shkruan New York Post.

Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit Oneida, tha se tre orë më vonë, vetë ndërtesa shpërtheu në përmasa të mëdha, ndërtesat përreth pësuan dëme të konsiderueshme. Nga shpërthimi nuk ishte raportuar për të lënduar  por shumë banorë u zhvendosën, të cilëve iu ofrua ndihmë nga Kryqi i Kuq dhe agjenci të tjera të ndihmës sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese