Adoleshenti dhunon nënën se tentoi t’i heqë video-lojën 'Fortnite', ka dy vjet që s’del nga shtëpia

Publikuar tek: bota, më 17:43 02-09-2018 Adoleshenti dhunon nënën se tentoi t’i heqë video-lojën 'Fortnite', ka dy vjet që s’del nga shtëpia

Një adoleshent në Australi ka sulmuar nënën e tij pasi tentoi t’i heqë nga duart pultin e një video-loje me të cilën është fiksuar prej disa muajsh.

Britta Hodge nga Sydney ka rrëfyer se djali i saj 14-vjeçar e qëlloi me kokë teksa ajo tentoi ta shkëpuste nga loja e famshme “Fortnite”.

“Goditja ishte aq e fortë sa që më la shenja”, ka rrëfyer nëna e dëshpëruar.

Britta thotë se djali i saj ishte i shëndetshëm dhe social, por dy vite më parë nisi të shpenzojë paratë që ajo i jepte për të blerë video lojëra. Që prej atij moment, djali sot 14-vjeç nuk ka shkuar për asnjë ditë në shkollë.

Adoleshenti del vetëm një herë në javë për të luajtur jashtë shtëpisë.

Së fundmi ai është diagnostikuar me ADHD dhe ankth, dhe ka humbur thuajse plotësisht kontaktin me botën e jashtme. E vetmja gjë që i jep kënaqësi tani është video loja “Fortnite”.

“Është varësi, nuk ka rëndësi nëse është seks, drogë apo video-lojëra. Varësia është varësi”, thotë ajo teksa shprehet se edhe doktorët janë habitur me rastin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Italia përfshihet nga përmbytje të mëdha (FOTO)
Kamera të fshehura nëpër tualete e dhomat e zhveshjes, videot përfundojnë në faqet pornografike »
Article Logic
Execution time: 0.021944999694824
array(1) { ["section"]=> string(103) "adoleshenti-dhunon-nenen-se-tentoi-t-i-heqe-video-lojen-fortnite-ka-dy-vjet-qe-s-del-nga-shtepia-132959" }