Një grup adoleshentësh kanë shkuar në shkollë me fund vajzash në shenjë proteste për ndalimin që i ka bërë shkolla veshjes së pantallonave të shkurtra edhe pse vendi po përballet me temperatura të larta.
Adrian Copp, 15 vjeç bashkë me disa miq të tij blenë funde dhe i veshën për të shprehur zhgënjimin e tyre me Poltair School në Cornwall.
“Ne nuk kemi thyer asnjë rregull. Ne thjesht duam që të gjithë të kenë mundësinë të veshin pantallona të shkurtra në këtë nxehtësi të madhe, e kjo gjë vlen edhe për vajzat”, thanë ata.