Drejtuesit e shkollës ‘Kongresi i Manastirit’ kanë reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pak ditw mw parw mes disa nxënësve të kësaj shkolle, të cilat janë konfliktuar mes tyre.
Në një reagim të bërë publik, ngjarja, sipas drejtuesve të shkollës 9-vjeçare, ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, ndërsa i bëjnë thirrje Policisë që të hetojë ngjarjen.
REAGIMI I SHKOLLËS:
Sot në orën 14:45 nga rrjetet sociale jemi vënë në dijeni të një ngjarjeje të rëndë, e cila demonstrohet nëpërmjet një videoje, ku disa vajza dhunojnë njëra-tjetrën. Në përshkrimin e lajmit të dalë në disa media thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në mjediset e shkollës sonë, “Kongresi i Manastirit”. Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës sonë.
Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë. Pavarësisht këtij fakti, shkolla u vu menjëherë në lëvizje dhe u bë verifikimi i menjëhershëm i ngjarjes së ndodhur dhe ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur.
Asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre, megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre. Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni.
Sigurojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që shkolla jonë do të jetë gjithnjë mjaft e prerë në vendimet ndaj çfarëdo lloj ngjarjeje apo fenomeni negativ që konstatohet nga ana jonë në ambientet e shkollës sonë, dhe jo vetëm.
Faleminderit!