Hapësire reklamuese

Aktualitet

Adoleshentët në Koplik vjedhin furgonin nga vend parkimi dhe e fshehin në pyll

Shkruar nga Newsbomb
Adoleshentët në Koplik vjedhin furgonin nga vend parkimi dhe e fshehin

Një grup adoleshentësh vodhën gjatë natës një mjet tip furgon nga një vend parkim në Koplik. Por falë denoncimit të menjëhershëm të pronarit të mjetit në polici dhe ndërhyrjes së efektivëve të Shkodërs u bë i mundur lokalizimi i furgonit dhe arrestimi i autorit kryesor të vjedhjes, një 19-vjeçar me iniciale M.H.

Por 19-vjeçari nuk veproi i vetëm në vjedhjen e dështuar, ai bashkëpunoi me një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të cilët po hetohen nga policia në gjendje të lirë.

Policia njofton se adoleshentët kishin fshehur makinën në një zonë të pyllëzuar në fshatin Culaj, në afërsi të liqenit të Shkodrës.

Njoftimi i Policisë

Malësi e Madhe/ Vodhën një automjet (furgon) në një vendparkim dhe e fshehën në pyll, falë reagimit në kohë, Policia gjen automjetin dhe vë në pranga një 19-vjeçar si autor të dyshuar.

Procedohen penalisht 2 të mitur, 15 dhe 17 vjeç, si bashkëpunëtorë të 19-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, sapo janë njoftuar nga shtetasi V. Gj., se në një vendparkim automjetesh në Koplik, gjatë natës, shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin tip furgon dhe ishin larguar, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e automjetit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i reagimit të mënjehershëm të shërbimeve të Policisë, sigurimit të inteligjencës policore, këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe kontrolleve të imtësishme në zonë, u bënë të mundura gjetja dhe sekuestrimi i automjetit të cilin e kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Culaj, në afërsi të liqenit të Shkodrës.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Koplik, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes së furgonit, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, 15 dhe 17 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese