Hapësire reklamuese

Aktualitet

Adoleshentet dhunuan shoqen 14 vjeçare në mes të Tiranës, Ministria e Arsimit “kyç gojën”, kush e ka fajin?

Shkruar nga Newsbomb
Adoleshentet dhunuan shoqen 14 vjeçare në mes të Tiranës,

Rrahja mes adoleshentëve është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë, e sidomos në kryeqytet. Së fundmi ne kemi qenë dëshmitarë të ngjarjeve të tilla, të cilat janë raportuar edhe në medie.

Pak ditë më parë një 14 vjeçare, nxënëse e shkollës nëntë vjeçare “Kongresi i Manastirit” u bë protagoniste e dhunës së ushtruar nga shoqet e saj, të cilat e goditën me grushte e shkelma, ndërsa shoku i tyre filmonte skenën e rëndë. Policia ishte e para që "mori masa", duke marrë në pyetje adoleshentët, në prani të prindërve dhe psikologut.

Pas publikimit të lajmit, erdhi një reagim nga drejtuesit e shkollës, të cilët u shprehën se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të godinës së shkollës, si dhe i bënë thirrje Policisë që të hetojë ngjarjen. Por ajo që bie në sy pas konfliktit me nxënësve, është fakti që Ministria e Arsimit dhe institucione të tjera përgjegjëse “kyçën gojën” dhe “zunë sytë”, para këtij fenomeni të shëmtuar dhe të përsëritur.

Ajo ‘çka shqetëson prindërit e fëmijëve është pikërisht siguria që ofron sot shkolla. Së fundmi dihet që numri i psikologëve në shkolla është rritur, por rezulatet ende lënë për të dëshiruar. Por kush e ka fajin për mosfunksionimin e  gjithë këtyre komponentëve zinxhir? A duhet fajësuar vetëm shkolla, ministria e Arsimit, apo edhe institucione të tjera përgjegjëse për mbarëvajtjen e mësimit në shkollë?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese