Hapësire reklamuese

Politikë

Adnor Shameti: PS e ka mundësinë të marrë 80 mandate, kemi rritje në Shqipërinë e mesme dhe të veriut

Shkruar nga Newsbomb
Adnor Shameti

Deputeti socialiste Adnor Shameti është shprehur se PArtia Socialiste e ka mudnësinë q ënë zgjedhjet e 25 prillit të marrë 80 mandate deputeti.

Sipas tij, socialistët kanë një ecuri pozitive në Shqipërinë e mesme dhe të veriut, ndërsa nuk e përjashtin një koalicion paszgjedhor që do t’u mundësojë socialistëve mandatin e tretë.

"E shikoj shumë mirë situatën, nëse ka pasur skepticizëm për Shqipërinë e Mesme dhe veriut shikoj që është një ecuri pozitive në qarqet e Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit. Me projeksionin dhe me atë që kam biseduar me drejtues qarqesh jam i bindur që do tejkalohet numri i mandateve të 2017, nuk më duket që të variojë mes 75-80 mandate.

PS do ia dalë vetëm të ketë, se është besimi i shqiptarëve për ta drejtuar Shqipërinë, "kurrë mos thuaj kurrë" për aleancat pas zgjedhore, por jam i sigurt që nuk do jemi para një skenari të tillë", tha ai në Report Tv.

Për sa i përket fjalëve të Ramës se ka patur një marrëveshje PS-PD “për të çuar për skrap LSI-në”, Shameti u shpreh se janë metafora të përdorura nga liderët politikë.

"Nuk dua të besoj qëndrime më shumë i shoh si metaforat të përdorur nga lider të partive se marrëveshje", tha Shameti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu