Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

Adnan Januzaj, “i burgosur në shtëpi” te Manchester United

Lajme të ngjashëm

Mallkim shqiptar ose jo, duket se karriera e Adnan Januzaj është kthyer drejt tatëpjetës që kur refuzoi të luajë me kombëtaren e De Biasi, duke preferuar të mbronte ngjyrat e Belgjikës. As te Belgët dhe as te skuadra ku luan, nuk po aktivizohet gati asnjë ndeshje titullar.

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka marrë vendimin për të mos pranuar asnjë ofertë për Adnan Januzaj. Kështu thotë agjenti i lojtarit, Dirk De Vriese, sipas së cilit Januzaj do të largohej po të mos insistonte holandezi i Old Trafford.

“PSG-ja ka treguar interesim gjatë dimrit. Ata e kanë kontaktuar direkt Manchester United për informacion. Louis Van Gaal ka bërë të ditur se Januzaj nuk mund të largohet gjatë dimrit. As si transferim as si huazim”, u shpreh De Vriese.

“Trajneri e konsideron atë si një lojtar të rëndësishëm për skuadrën. Ai po llogarit te të gjithë për të arritur në Ligën e Kampioneve”, shtoi agjenti i Januzajt.

Më shumë