Një i dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të ekzekutohet sot, edhe pse analizat e reja të ADN-së sugjerojnë se ai është i pafajshëm.
48-vjeçari Marcellus Williams u dënua në vitin 1998 për vrasjen e 42-vjeçares Lisha Gayle, në shtëpinë e saj në St Louis. Tre vjet më vonë ai u dënua me vdekje.
Ndërsa sot pritet të ekzekutohet me injektim vdekjeprurrës në orën 12:00 GMT.
Megjithatë prova të reja sugjerojnë se ai nuk është fajtor pasi analizat e ADN-së të gjietura në thikën e krimit, nuk përputhen me atë të tijën.
Williams gjithmonë ka thënë se është i pafajshëm, por prokurorër besojnë se ai është autori që qëlloi disa herë me thikë 42-vjeçaren pasi e kapi në shtëpinë e saj duke vjedhur.
Avokatët shpresojnë për ndërhyrjen e Gjykatës së Lartë, si e vetmja mundësi për t’i shpëtuar jetën.
“Ne i paraqitëm gjykatës prova të reja, por ata vendosën të vazhdojë procedura për ekzekutimin e tij. Nuk ka prova fizike, askush nuk e ka parë atë, asnjë dëshmitar. Shenja e këpucës ishte më e madhe se e tija dhe në vendngjarje nuk u gjet asnjë fije floku e tij”, tha një prej avokatëve. /Newsbomb.al