Hapësire reklamuese

Aktualitet

Admir Murataj humbi jetën në Rinas, Prokuroria nuk pushon çështjen e tij, kërkon certifikatën e vdekjes

Shkruar nga Newsbomb

Ndonëse Admir Murataj mbeti i vdekur më 9 prill në Rinas, çështja e tij te Krimet e Rënda nuk është pushuar.

Mësohet se gjyqi ndaj Murataj për grabitjen e blindave me para është shtyrë. Sakaq, Prokuroria i ka bërë kërkesë mjekësisë ligjore që të dërgojnë një certifikatë vdekjeje, për të konfirmuar se ishte ai i vrari në Rinas. 

Ndërkaq, në Tropojë gjendja civile ende nuk ka bërë çregjistrimin e Muratajt.

Theksojmë se në një kohë që vdekja e Muratajt është diskutuar gjatë në opinionin publik, duket se ajo nuk është konfimruar ende ligjërisht.

Sakaq, Procesi ndaj tij të Krimet e Rënda, do të zhvillohej për 3 grabitjet e blindave në vitet 2015-2017, ku ai akuzohej si organizatori.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll