Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Administratori i Kënetës iu bashkua Lulzim Bashës, socialistët e Durrësit nuk ‘humbin kohë’, emërojnë drejtesin e ri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Serjan Mazreku, administratori i Kënetës në Durrës iu bashkua pak ditë më parë Partisë Demokratike, bashkë me ish-kreun e FRESH Ardit Kërtusha. Krah Lulzim Bashës, ata u shprehën se PS ishte në dorë të disa personave.

Por socialistët duket se nuk kanë humbur kohë me largimin e dy të aktivistëve të tyre. Pas largimit të Mazrekut, addministratorja e re e Kënetës në Durrës do të jetë Pranvera Gagani.

Socialisti Pandeli Majko reagoi dy ditë më parë për këto largime. Sipas tij, PD nxori nga zyra dy ish-nënkryetarët për dy ish-socialistë të stresuar nga Durrësi.

“Nuk janë parti e shpresës. Po të ishin parti e shpresës, sot kryetari i Partisë Demokratike do kishte në zyrën e tij dy ish-nënkryetarët e Partisë Demokratike që kanë krijuar parti më vete dhe jo dy ish-socialistë të stresuar nga Durrësi,” tha Majko.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img