Hapësire reklamuese

Aktualitet

Administratori dhe inxhinieri në pranga/ Detaje të reja nga vdekja e 62-vjeçarit në Durrës: Tentoi të mbrohej nga tërmeti por ra në gropën e ashensorit

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 62-vjeçarit, Thoma Ruçi në Durrës.

Burime bëjnë me dije se 62-vjeçari ra në gropën e ashensorit dhe vdiq menjëherë. Kjo e fundit nuk kishte as rrethim dhe as tabelë për të treguar se aty kishte rrezik.

Burimet shtojnë gjithashtu se brenda kantierit nuk kishte kabinë për rojen.

"Gropa e ashensorit nuk kishte mbrojtëse dhe as tabelë rreziku, roja tentoi të mbrohej nga tërmeti pranë gropës së ashensorit dhe ra. Brenda kantierit nuk kishte kabinë për rojen", thanë burimet.

Kujtojmë se  62-vjeçari Thoma Ruçi ndërroi jetë dje pasi rreth orës 23:18, gjatë kohës që po ushtronte detyrën si roje pranë këtij objekti.

Më herët u përfol se roja është hedhur nga pallati për shkak të frikës nga tërmeti i djeshëm, por sipas policisë ngjarja ishte aksidentale dhe ndodhi në orën 23:18.

Për këtë ngjarje u vunë në prangat e policisë administratori i firmës së ndërtimit, Ardian Jasmini, 47 vjeç dhe inxhinieri i kësaj firme, Eltion Reveli 43 vjeç. Bëhet me dije se ata rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg për shkelje të rregullave në punë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu