Hapësire reklamuese


Politikë

Administratorët “dëshmojnë” për inceneratorët: I Elbasanit funksionon vetëm si landfill, kompaninë e gjetëm...(Debati i plotë)

Shkruar nga Newsbomb
Administratorët “dëshmojnë” për

Po zhvillohet pasditen e sotme Komisioni hetimor për inceneratorët, ku po pyeten dëshmitarët në lidhje me procedurat e marra për ngritjen e inceneratorin në Elbasan.

Dëshmitarët e parë të pyetur janë Administratori i shoqërisë “Intergrated Technology Servis” shpk Faraudin Arapi dhe Administratori i Shoqërisë “Albtek Energy” shpk Arjan Baçi.

Administratorët Arapi tha se inceneratorin e Elbasanit janë prodhuar me rreth 13 milionë kilovat, por në momentin që flasim aty kryhet vetëm depozitimi i mbetjeve.

Kujtojmë që inceneratori i Elbasanit është sekuestruar nga SPAK si vend krimi, dhe kjo pasuri po menaxhohet nga përfaqësues të shtetit.

Debatet:

Arben Pëllumbi: A ka qenë inceneratori ka qenë në punë?

Arjan Baci: Impianti ishte funksional dhe ishte në rregull.

Arben Pëllumbi: Vazhdon të prodhojë energji?

Arjan Baci: Ishte funksional dhe prodhonte energji elektrike në momentin e marrë në përdorim.

Jorida Tabaku: A shitej, zbatohet neni i kontratës, përpara s etë merrej në dorëzim?

Arjan Baci: Arkëtime nga shitja nuk ka pasur, por prodhimi është bërë.

Faraudin Arapi: Është deferkt i ERE që nuk merr vendimin, o energji elektrike, o të rinovueshme.

Jorida Tabaku: Një problem që s’kishit lidhje me pandeminë dhe morët garanci sovrane. Gjatë miratimit të kontratës nuk është marrë miratimi i ERE, kusht ministër i Infraktukturës që ka dhënë lejen, pa marrë miratimin e ERE-s për shitjen e energjisë.

Faraudin Arapi: Edhe me çmim 8.3 lekë është shoqëri fitimprurëse

Anila Denaj: Nuk ka limituar bizneset në raport me bankat dhe vendimmarrja është tek banka për të gjykuar për riskun financiar dhe për çdo kompani që ka punonjës, përgjegjësia e qeverisë që të mos lërë asnjë punonjës pa një pagë. Që të abuzosh për garanci sovrane nuk është pasaktësi nga ana juaj, por një mënyrë për të defokusuar vëmendjen e opinionit publik.

Jorida Tabaku: Shqetësimi im është kur bizneset u mbyllën janë paguar paga 4  mijë euro për koncesionarin e Elbasanit

Arben Pëllumbi: Donit që impianti të mbylleshe dhe të qelbej nga e para?

Luciano Boci: Sa energji prodhohet në muaj?

Arjan Baci: Përpunohen mbetjet vetëm duke u landfilluar se të ardhurat janë zero, se bashkitë e Elbasanit i lanfillojnë mbetet me kosto zero

Luciano Boci: I bëjnë falas? Kush i përballon kostot

Arjan Baci: Deri kostot kanë qenë zero

Luciano Boci:2 Bashki thonë se se nuk përballojnë dot kostot

Arjan Baci: Landfillimi dhe incenerimi deri kur e kemi marrë në dorëzim nga bashkitë kanë qenë zero

Faraudin Arapi: Brenda javës do të nisë incenerimi

Luciano Boci: Pra vizita ishte falso se para kamerave u dëshmua që punon inceneratorit, sot ju falënderoj se është një përgjigje e sinqertë që nuk inenerua

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese