Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Administrata urdhërohet të dalë në rrugë? Mesazhi para ceremonisë së Ramës për Florian Markun (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Administrata urdhërohet të dalë në rrugë? Mesazhi para

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të zhvillohet një ceremoni nderimi për kampionin e boksit Florian Marku. Ky i fundit, dy ditë më parë u ndesh në "Air Albania" dhe fitoi, duke mbetur i pamposhtur në kategorinë e tij prej 13 ndeshjesh.

"Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që po e ngjit flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur", shkroi Rama, duke lënë të kuptohet se Marku do të nderohet njëlloj si Luiza Gega.

Por një mesazh i publikuar në disa media, tregon se Administrata shtetërore është urdhëruar të vihet në rresht sot në orën 11:00. "Pjesëmarrja e padiskutueshme", thuhet ndër të tjera në të, por nuk dihet sa i vërtetë është ai, pasi nuk ka as emër dhe as kohën e dërgimit.

“Nesër me urdhër të Drejtoreshës së përgjithshme, në ora 11:00, të gjithë do të jeni prezent te trotuari poshtë dy kullave binjake, në bulevard, me qëllim pjesëmarrjen në ceremoninë për nder të Florian Markut. Pjesëmarrja, e padiskutueshme", thuhet në mesazh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll