Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Administrata e Trump apo e Biden? Kreshnik Spahiu zbulon kush e projektoi VENDIMIN “non-grata” për Berishën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Juristi i njohur si kritik i ashpër i Berishës, por dhe PD-së, pavarësisht se u bënë bashkë disa vite më parë, Kreshnik Spahiu ka folur sërish lidhur me vendimin e amerikanëve për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës.

Ai tha në “Open” se vendimi vjen tani pasi amerikanët nuk donin të krijonin përplasje para zgjedhjeve.

Përsa i përket aludimeve se në këtë vendim ka dorë Sorosi, Spahiu tha se kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi vendimi u projektua në kohën e Trump, e duke ditur se Trump është një “sulmues” i fortë i filantropit Xhorxh Soros.

Kreshnik Spahiu: Pse u dha vendimi tani? Sepse amerikanët u treguan etikë, pritën të mbaronin zgjedhjet. Nuk mund ta shpallnin “non-grata” para zgjedhjeve dhe të krijonin përçarje apo dhe të ishin ndikues në vullnetin e popullit. Nuk është e vërtetë që vendimi është i lobuar nga Sorosi sepse Yuri Kim është e dërguara e Trump, një nga sulmuesit më të mëdhenj të Sorosit. Ky vedim është projektuar nga administrata Trump, nga republikanët jo nga demokratët.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img