Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Adidas i jep fund partneritetit me Kanye West

Lajme të ngjashëm

Marka e njohur e veshjeve sportive “Adidas” i ka dhënë zyrtarisht fund bashkëpunimit me reperin e njohur amerikan, Kanye West.

Kjo ndarja ka ardhur pas komenteve anti-semitike që Ëest ka bërë gjatë javëvë të fundit. Ky lajm u bë me dije nga vetë kompania, e cila bëri me dije se ka mbyllur përfundimisht bashkëpunimin me West, mbi modelet e njohura të atleteve “Yeezy”, të cilat vlerësohen se mund të jenë si fraksion i Adidas me vlerë rreth 2 miliardë dollarë.

Kompania do të marrë një goditje prej 250 milionë eurosh (246.5 milionë dollarë) për të ardhurat neto në vitin aktual fiskal.

“Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë,” tha kompania “Adidas”në një deklaratë.

Adidas do të ndërpresë partneritetin me West pasi ptë përfundojë prodhimi i produkteve të markës Yeezy dhe më pas do të ndalojë të gjitha pagesat për Ye dhe kompanitë e tij.

Adidas i bashkohet labelit të modës Balenciaga të Gap Inc dhe Kering SA në shkëputjen e lidhjeve me Ye.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit Kanye West ka bërë disa deklarata të cilat kanë shkaktuar mjaft polemika. Dekalratat e tij “anti-semitike” kanë sjellë një sërë reagimesh.

Më herët ai tha se  George Floyd, një afrikano-amerikan që vdiq si rezultat i brutalitetit të policisë dhe që u bë fytyra e lëvizjes “Black lives matters”, në fakt vdiq nga pasoja e një mbidoze.

Një reagim për West ka ardhur edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, e cila me anë të një postimi në Instagram, ka komentuar veprimet e fundit të Ye, duke i quajtur ato të “papranueshme”.

Më shumë