Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Adele “kërcënon” fansat gjatë koncertit: Do ju vras… (Video)

Shkruar nga Newsbomb
Adele “kërcënon” fansat gjatë koncertit: Do ju
Është bërë e zakonshme tashmë që këngëtarët të lëndohen nga sende të ndryshme gjatë performancave në koncerte. Ndaj Adele ka dashur të vendosë kufijtë e saj dhe të paralajmërojë me humor publikun në koncerti. Artistja britanike ishte duke performuar në Las Vegas kur ndërpreu performancën dhe iu drejtua fansave duke i “kërcënuar” ata. “Unë ju sfidoj. Të sfidoj të më hedhësh diçka. Unë do të të vras!" tha ajo duke mbajtur një armë lodër me të cilën ajo drejtoi turmën, teksa nisi të buzëqeshte. Ky paralajmërim i Adele vjen pasi pak ditë më parë Bebe Rexha u plagos, kur një person hodhi një telefon duke e goditur në fytyrë në një koncert në Nju Jork. Madje së fundmi Pink ka marrë një “dhuratë” të çuditshme në skenë, e cila e ka bërë të ndihet në siklet. Një fanse hodhi hirin e nënës së saj në një qese, ku ylli i popit nuk dinte si ta trajtonte atë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese