Eventi elitar i modës në botë, ka bërë pjesë për herë të parë dhe një brand tërësisht shqiptar. Producentja Albana Çakshiri ka vendosur të guxojë duke krijuar brand-in e saj për fëmijë dhe të rinj. AD Collection Paris ka sjellë një trajtim te ri të stilit barok të fustaneve plot ngjyra dhe sharm, duke e bërë njësh me klasin dhe elegancën pariziene.
Brandi AD Collection Paris është prezantuar në Paris Fashion Week mes emrave të njohur të modës si Michael Lombard, Anastasia, etj.
Plot 30 modele nga Shqipëria, Estonia, Gjeorgjia, Franca, Kazakistani dhe Rumania ka përzgjedhur producentja Çakshiri, tashmë dhe stiliste për këtë performancë mbresëlënëse në zemër të Parisit.
Mes grupit të modeleve kanë qenë dhe 10 fëmijë shqiptarë të cilët janë përzgjedhur për këtë sfilatë, të cilët janë njëherësh pjesë e agjensisë se modelingut Albania Event Production që drejtohet nga Çakshiri.
Fëmijët shqiptarë janë imazhet më të reja dhe njëherësh kanë korrur sukses në konkurse botërore në fushën e modelingut dhe talentit.
“Ky koleksion ka ardhur në mënyrë të natyrshme tek unë, si një mënyrë për të shprehur nëpërmjet kësaj forme të artit të bukurën. Jam e lumtur pasi brand-i është mirëpritur në Paris, ndërsa do ta vijoj me një tjetër koleksion totalisht ndryshe, që do e prezantoj në një tjetër pasarelë ndërkombëtare”, është Albana Çakshiri.