Hapësire reklamuese

Aktualitet

Acromax godet sërish dhe këtë herë me kryetarin e Nismës Thurje

Shkruar nga Newsbomb
Acromax godet sërish dhe këtë herë me kryetarin e

Acromax Media vijon me sulmet e saj këtë herë jo ndaj një medie, por duke censuruar opinionin dhe mendimin e një politikani.

Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani më anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se i është censuruar një pjesë e fjalës dhe mendimit të tij gjatë diskutimeve në emisionin “Të paekzpozuarit” në MCN.Tv.

Ai shkruan se Acromax i ka bllokuar një pjesë të fjalës së tij, pasi nuk dëshiron që të dëgjohet e vërteta për qeverinë.

“Më vjen keq që nuk mund t’i dëgjoni disa të vërteta, sepse e çensuruan videon. Rama dhe Ylli vërtetë kanë Bajram dhe Pashkë por Acromaxin e kanë bashkë”, shkruan ai në postimin e tij.

Kujtojmë që nuk është hera e parë që Acromax me drejtues, Aldor Ninin godet mediat për të fshehur të vërtetën dhe për t’i mbyllur gojën fjalës së lirë.

Shumë portale, faqe satirike, mediatike dhe platforma të informacionit që cenojnë apo kritikojnë qeverinë qëndrore, Bashkinë Tiranë dhe udhëheqësit e palëvduar në to, janë mbyllur, janë goditur me forma elektronike, ashtu si ndodhi së fundi me portalin “NEWSBOMB”.

Portali “NEWSBOMB”, është goditur nga Acromax Media, duke u bllokuar apo zhdukur në të treja platformat ndërkombëtare të shpërndarjes së postimeve të tij, prej datës 29 Maj 2023.  Si në rrjetin social “Instagram”, me 34 000 ndjekës, si në rrjetin social “Tik-Tok”, me 10.600 ndjekës, ashtu dhe në rrjetin social “Facebook”/Meta, me 220 000 ndjekës.

Mashtruesi i shumë VIP-ave shqiptarë, shantazhuesi i shumë mediave online dhe rrjeteve sociale, u vendos në prangat e Policisë pasditen e 4 korrikut me akuzën e përndjekjes pas krijimit të disa faqeve online dhe shantazhimit nëpërmjet tyre të personave të tjerë, dhe dhunës në familje. Atë kohë Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ninin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese