![Açka mesazh kolegëve të opozitës: Po dëmtoni të](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2023/10/-1000-0-Screenshot_7-46.jpg)
Deputetja e PD, Flutura Açka ka bërë një reagim në lidhje me situatën e krijuar ditën e sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës sërish protestuan duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.
Açka me anë të një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje deputetëve të opozitës që të bëhen bashkë dhe të ndalojnë “çetën e çoronditur”, teksa thotë se në këtë mënyrë po i shkaktojnë dëm të djathtës.
Kujtojmë që mes tensioneve, zhurmës se bilbilave dhe bllokimit të foltores edhe seanca e sotme plenare u mbyll për 15 minuta e 53 sekonda. Kaosi i krijuar nga opozita nuk lejoi as këtë të enjte zhvillimin e seancës në kushte normale.
Sakaq bilbilat dhe bllokimi i foltores nuk penguan kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla që të miratojë me deputetët e mazhorancës ligjet e parashikuara sipas rendit të ditës.
Nën zhurmën e bilbilave mazhoranca miratoi ligjin për lojërat e fatit. Ligji për ‘Bastet’ online u miratua me 72 vota pro dhe 2 abstenim. Dy deputetët që abstenuan ishin Fatmir Xhafa dhe Erion Braçe.
Postimi i plotë i Açkës:
Sot në Parlament duhet të jepte llogari Kryeministri
Por nuk ndodhi, dhe ka muaj që nuk po ndodh!
Kolegë deputetë,
Nëse besoni se shqiptarët mund të na e besojnë pushtetin më 2025, duhet të heqim dorë nga:
Çeta e Çoroditur
A e kuptoni se çfarë dëmi po i shkaktojmë së djathtës?
A e kuptoni se çfarë thyerje po i shkaktojmë demokracisë shqiptare?
Të ngjashmit e “fëmijës së pestë” së Doris Lessing, do të mbeten përjetë në skaj të historisë, dhe nuk do të jenë kurrë historia. Të mos jemi ai modeli.
Fjala është parlamentaria.
Argumenti është demokracia.
E vërteta është historia.
Mjaft e mbushëm historinë me cuba, le ta shenjojmë me shtetarë. Shqiptarët po mbajnë