Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
3.6kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Acarohet deputeti i PD: Ministrja Kumbaro luan hapa-dollapa

Lajme të ngjashëm

Reagimi i deputetit: 

MINISTRJA QË LUAN HAPA-DOLLAPA

Pas refuzimesh rresht Ministrja e Kulturës ka vendosur të dalë nga vendi ku ishte fshehur. Nesër vjen para Komisionit të Edukimit për çështjen e Teatrit. Nuk e di cfarë roli ka marrë përsipër të luajë nesēr, por 100% do bëjë teatër. Më mirë të themi do luajë përsëri hapa-dollapa, siç ka bërë deri tani.

Sepse:

– Kur Rama deklaronte shembjen e Teatrit, Kumbaro thoshte që thjesht do zhvendosim artistët tek Turbina!

– Kur Veliaj deklaroi se ka projekt, Kumbaro solli shkresë në komision, ku theksonte se nuk ka as projekt, as studim fizibiliteti!

– Kur ASG e shënon gati 6000 m2 siperfaqen e Teatrit, Kumbaro deklaron se Teatri do jetë 3000 m2.

– Kur Rama paraqiti PROJEKTIN plagjiaturë, Kumbaro shkruante se ai është koncept e jo projekt.

Nuk ka thënë dy herë të njejtën gjë.

E çfarë thotë njëri nuk e thotë tjetri. Shkurt, saktë, qartë duan ta prishin për ca euro më shumë. Teatri kombëtar për këta është dhe musolinian dhe fashist dhe kanceroz dhe pa vlerë…., po asnjëherë histori e kulturë kombëtare. Nuk e di cfarë termi tjetër do sajojë Ministrja nesër, por ka një paradoks në të gjithë këtë histori. Të tre këta dinë njëkohësisht se kush do jetë ndërtuesi i kullave!!!??? Pra këta nisen nga ndërtuesi për të shkuar më pas tek projekti e jo anasjelltas.Tamam parim komedian!

– Hajdeeeee teatër të pjek…. nesër!!


Më shumë