Deklarata e gazetares franceze, Elisabeth Levy ka sjellë reagime të shumta në këtë vend.
Ajo është shprehur se shamia është uniforma e armiqve të Francës dhe se gratë myslimane në vend mund t’i heqin ato për disa ditë në nder të mësuesit që iu pre koka më 16 tetor.
“Shumë myslimanë thonë: Ne jemi Francezë si të tjerët, ne jemi pjesë e komunitetit kombëtar. Për shaminë, e cila është gjithashtu uniforma e armiqve të Francës, unë jam e befasuar që as edhe një person nuk thotë që në kujtim të Samuel Paty-t, unë heq shaminë duke u treguar e arsyeshme për një javë ose disa ditë”- ka thënë Levy.
Pas përhapjes së videos në rrjetet sociale, komentuesit janë shprehur se gazetarja Levy është paraqitur në ekran e dehur ose e droguar. Një deklaratë e tillë ndezi gjakrat në Francë dhe ka sjellë reagime të shumta nga qytetarët.