Hapësire reklamuese

Bota

Abuzuesit seksualë do të trajtohen me tredhje kimike në Tajlandë, ligjvënësit miratojnë procedurën

Shkruar nga Newsbomb
Abuzuesit seksualë do të trajtohen me tredhje kimike në

Personave që akuzohen për abuzim seksual do t’u ofrohet tredhje kimike në Tajlandë.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo do të aplikohet në mënyrë që të reduktohet përsëritja e të akuzuarve që të abuzojnë sërish seksualisht.

Kriminelëve që konsiderohen të prirur të kryejnë më shumë sulme seksuale pas lirimit të tyre nga burgu do t'u jepet opsioni i injeksionit, në këmbim që tu ulet dënimi.

Procedura do të kërkojë miratimin e dy mjekëve dhe shkelësit do të monitorohen për 10 vjet dhe do të detyrohen të mbajnë byzylykë elektronikë.

Projektligji, të cilin dhoma e ulët e miratoi në mars, u miratua ditën e djeshme nga 145 senatorë, me dy abstenime, por kërkon ende një tjetër votë, pastaj miratim mbretëror.

Sipas shifrave të departamentit të korrigjimeve, nga 16,413 shkelës seksualë të dënuar të liruar nga burgjet e Tajlandës midis 2013 dhe 2020, ishin 4,848 që kanë kryer sërish veprën penale.

Kastrimi kimik ose tredhje kimike – përdorimi i drogave për të reduktuar epshin ose aktivitetin seksual, është i ligjshëm në vende duke përfshirë Korenë e Jugut, Poloninë, Republikën Çeke dhe disa shtete të SHBA-së.

Sondazh

Poll