Abuzuan seksualisht me 15 vjeçaren, jepet gjykim i shkurtuar për ish-rojen e shkollës Abaz Dogu dhe tre të rinjtë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:27 02-12-2020 Abuzuan seksualisht me 15 vjeçaren, jepet gjykim i shkurtuar për ish-rojen e shkollës Abaz Dogu dhe tre të rinjtë Ish-roja Abaz Dogu

Gjykata ka pranuar vendimin për gjykim të shkurtuar për ish-rojen e shkollës Abaz Dogu, i cili ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15 vjeçare, nxënëse në shkollën ku ai punonte.

Gjithashtu, vendimi për gjykim të shkurtuar është dhënë dhe për tre të rinjtë e përfshirë në këtë ngjarjen bashkë me ish-rojen e shkollës, Klajdi Poçi, Rei Osmanllari dhe i mituri me inicialet F.B.

Nga hetimet e Prokurorisë ka dalë se ish-roja Abaz Doga dhe tre të rinjtë e tjerë kryen marrëdhënie me të miturën duke e kërcënuar vazhdimisht dhe duke e dhunuar psikologjikisht. Nxënësja e mbajti të fshehtë abuzimin nga këta persona dhe të tjerë të paidentifikuar, thekson prokuroria, nga frika se mos i ndodhte gjë familjarëve të saj. Vajza iu nënshtrua presionit të vazhdueshëm i thuhet gjykatës, u shantazhua si fillim nga roja përmes një fotografie.

Pasi i moshuari abuzoi me të, e kërcënoi për muaj me radhë, ndërsa videon e shpërndau edhe te Klajdi Poçi, 20 vjeç dhe te disa persona të tjerë. Dy të dyshuarit e tjerë, Rei Osmanllari dhe i mituri F.B, sipas prokurorisë abuzuan me nxënësen duke filmuar gjithashtu çdo veprim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OFL-ja ‘shënjestron’ fierakun e dënuar në Kosovë për ‘Krim të organizuar’ dhe kurbinasin e dënuar për drogë (EMRAT)
Mbyllje në fundjavë? Komiteti i Ekspertëve mohon FAKE-NEWS-in: Ja si qëndron e vërteta »
Article Logic
Execution time: 0.012362957000732
array(1) { ["section"]=> string(119) "abuzuan-seksualisht-me-15-vjecaren-jepet-gjykim-i-shkurtuar-per-ish-rojen-e-shkolles-abaz-dogu-dhe-tre-te-rinjte-229902" }