Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
5 °
E premte, 24 Mars, 2023

Abuzuan me tenderin mbi 10 milionë lekë, lihen në burg 4 punonjësit e Universitetit Bujqësor

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për 4 punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me një tender me vlerë 10.5 milionë lekë.

Masa e sigurisë u dha për Ali Rashën, drejtori i formës didaktike eksperimentale në UBT, Tahir Ballgjini, përgjegjës i sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna, specialist i sektorit të bujqësisë dhe Ahmet Mejdani, magazimier në magazinën qendrore të UBT-së.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën.

Një nga pajisjet që është regjistruar si e blerë mbi vlerën e çmimit në treg, rezulton të jetë një blender. Kostoja normale e kësaj pajisje elektro-shtëpiake në treg do të shkonte në jo më shumë se 30.000 lek të rinj, por sipas hetimit rezulton se letrat janë “kopsitur” nga katër punonjësit e UBT-së duke e blerë për 276.000 mijë lekë të rinj.

Ndërkohë, një tjetër pajisje e blerë mbi vlerën reale të tregut është një frigorifer me ngrirje i markës “Beko”, i cili kushton 30.000 mijë lekë të rinj, mirëpo në UBT është blerë me shifrën rekord të 108.800 lekë të reja.

 

 

Më shumë