Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Abuzuan me çmimet, procedohen 2 pronarë dyqanesh në tregun agroushqimor në Durrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

87ba331d7213addfb522e499f831f9c4

Dy pronarë dyqanesh në tregun agroushqimor në lagjen nr 14 në Durrës janë proceduar nga policia, pasi është evidentuar që kanë abuzuar me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Janë proceduar shtetasit A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. 

Njoftimi i policisë

Durrës

Kontrolle të pandërprera në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Si rezultat i kontrolleve evidentohen dhe procedohen penalisht 2 pronarë dyqanesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të abuzimeve me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve duke përfituar nga situata, evidentuan dhe proceduan shtetasit:

A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësitë e tyre tregtare, në tregun agroushqimor, në lagjen nr. 14 Durrës, është evidentuar se këta shtetas kanë abuzuar dhe përfituar nga tjetërsimi i çmimeve të artikujve ushqimor që ata tregtonin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img