Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

Abuzoi seksualisht me të miturin në mes të Tiranës, zbardhet dëshmia e të moshuarit: E joshja me para (Çfarë tregon motra e 11 vjeçarit)

Lajme të ngjashëm

Hamdi Methasa, 71-vjeçari i cili u arrestua ditën e djeshme në Tiranë ka pranuar ngacmimet seksuale ndaj një të mituri.

‘Nuk kam kryer marrëdhënie me djalin. Vetëm e kam prekur dhe puthur. Për ta afruar i kam dhënë herë pas here para. Jam penduar për veprimin që kam bërë. Kanë qenë moment dobësie’, mësohet të ketë thënë 71-vjeçari para grupit hetimor.

I mituri është dërguar në spital për të bërë ekzaminimet e nevojshme të cilat vërtetojnë nëse 71-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale apo jo me të.

Motra e minorenit, jashtë kamerave tregoi për Klan+ se kohët e fundit vëllai i saj kishte ndryshuar sjellje.

‘Filloi të vinte me vonesë në shtëpi. Ditët e fundit kthehej i bërë pis, madje kishte edhe diarre. Qëndronte i mërzitur. E pyesnim se çfarë kishte, por nuk na ka thënë asgjë. Ai është vetëm 11 vjeç, ndërsa zotëria me siguri e ka mashtruar me të holla. Ne jemi të varfër, nuk kemi asnjë mundësi ekonomike’, shprehet motra e të miturit.

Methasa akuzohet për ‘Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur’, ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Veprime të turpshme’

 

Më shumë