Hapësire reklamuese

Aktualitet

Abuzoi me të miturën në Fier, dënohet me 16 vite e 8 muaj burg pedofili Leonidha Rapushi

Shkruar nga Newsbomb
Abuzoi me të miturën në Fier, dënohet me 16 vite e 8 muaj

Gjykata e Fierit ka dënuar me 16 vite e 8 muaj burgim 74 vjeçarin nga Fieri Leonidha Rapushi, i cili ishte arrestuar një vit më parë nën akuzën “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg të Rrapushit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, autori i krimit të rëndë përfitoi uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar me 16 vite e 8 muaj burg.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë doli në dritë në muajin prill 2020, ku nëna e vajzës së abuzuar denoncoi 74 vjeçarin, ku pas hetimeve të shumta Leonidha Rapushi u arrestua nga blutë e Fierit.

Ai vazhdimisht i shkonte të miturës pranë shkollës, ku i dhuronte çokollata në mënyrë që ta afronte pranë vetes.

Ky veprim u vu re nga psikologia e shkollës, e cila bashkë me nënën dhe të miturën kanë denoncuar të moshuarin në polici.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese