Hapësire reklamuese

Bota

Abuzimi seksual i Epstein, një gjykatë në SHBA tregon dëshmitarët dhe të abuzuarit

Shkruar nga Newsbomb
Abuzimi seksual i Epstein, një gjykatë në SHBA tregon

Një listë me emra lidhur me ish financierin dhe ish të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein do të bëhet publike, duke rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek çështja që mori vëmendjen e medias ndërkombëtare prej vitesh.

Një gjykatë në SHBA autorizoi nxjerrjen e dokumenteve të gjykatës gjatë muajit të kaluar, si pjesë e një denoncimi të vitit 2015 të bërë nga Virginia Giuffre, që akuzoi Epsteinin dhe bashkëjetuesen e tij Ghislaine Maxwell se e trafikuan kur ishte e mitur.

Dokumentet pritet të zbulojnë rreth 150 emra njerëzish të lidhur me Epstein që vdiq me vetëvrasje në një burg në SHBA në vitin 2019, ndërkohë që priste gjyqin për trafikim seksual dhe akuza të tjera. Në këto dokumente përmenden individë të akuzuar, ashtu sikurse edhe ata që kanë punuar apo kanë pasur lidhje me Epstein. Mes emrave ka të lidhur me trafikun seksual por edhe dëshmitarë, sic raporton media në SHBA.

Emrat dalin në dokumentet e gjykatës nga akuza e bërë në 2015 nga Giuffre kundër Maxwell, një bashkëpunëtore britanike që më vonë u dënua me 20 vite burg për akuza lidhur me krime seksuale. Giuffre akuzoi Maxwell për lehtësimin e abuzimit seksual për Epstein dhe njerëz të tjerë të fuqishëm. Maxwell në atë kohë i quajti akuzat “gënjeshtra” dhe Giuffre iu përgjigj me një kërkesë në gjykatë për shpifje.

Çështja u vendos në 2017. Si pjesë e gjetjeve në gjykatë, një gjykatës shkroi se Giuffre ishte “viktimë e abuzimit seksual ndërmjet 1999 dhe 2002”. Por dokumentet e përdorura në gjykatë vazhdojnë të kenë interes edhe pas përfundimit të gjyqit.

Në 2018 Miami Herald filloi një proces ligjor që të kishte akses te këto dokumente. “Qindra faqe dolën në dritë” si pjesë e procesit për ta bërë atë publik. Shumë nga emrat në dokument janë redaktuar. Por në 18 dhjetor, një gjyqtare në ShBA, Loretta Preska vendosi që disa nga emrat mund të bëhen publike. Ajo i dha kohë kujtdo që mund të prekej që të ankohej deri në datën 1 janar, që do të thotë se këto dokumente do të bëhen publikë deri të enjten.

Preska argumentoi në vendim se shumë nga emrat kanë dalë nëpërmjet dëshmive në gjykatë apo edhe në raportime mediatike. Deri tani, disa individë janë referuar si John apo Jane Doe në dokumentat e gjyqit.

Gjithsesi disa emra do të qëndrojnë të fshehur, sepse këta individë kanë qenë minorenë kur ka ndodhur abuzimi seksual dhe nuk kanë folur publikisht. “Interesi publik nuk prevalon mbi interesin privat që lidhet me minorenët” shkruan Preska.

Por shqetësimet mbeten sesi do të reagojë publiku ndaj emrave të rinj që do të dalin. Dokumentet vetë nuk e bëjnë të qartë se pse disa individë kanë qenë të lidhur me cështjen e Giuffree” raporton ABC News.

Thënë këtë, dokumentet e reja mund të ndihmojnë në ilustrimin e shkallës së lidhjes së abuzimit seksual të Epstein dhe influenca e tij ndërmjet anëtarëve të fuqishëm të shoqërisë. Epstein vdiq duke u vetëvrarë përpara se të përballej me akuzat në gjykatë.

Princi Andrew i Mbretërisë së Bashkuar pritet të dalë në këto dokumente. Giuffre akuzoi zyrtarin e familjes mbretërore se e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie sekuesuale dy dekada më parë kur ishte 17 vjeç, një akuzë që ky i fundit e ka hedhur poshtë. Cështja u mbyll në 2022.

Dokumentet priten të nxjerrin detaje nga një dëshmitare që është identifikuar si Jane Doe 162 që ka dëshmuar se ishte me Princin Andrew, Maxwell dhe Giuffre, në atë kohë 17 vjec, në shtëpinë e Epstein në Nju Jork.

Ish presidenti Bill Clinton gjithashtu pritet të dalë në këtë listë të re, edhe pse nuk është akuzuar se ka bërë dicka. Giuffre ka thënë se e ka takuar Clinton në ishullin privat të Epstein në Caribbean. Kur u bë akuza ndaj Epstein, zëdhënësja e Clinton në 2019 tha se ish presidenti nuk dinte asgjë për këto krime të tmerrshme. “Në 2002 dhe 2003 presidenti Clinton ka bërë 4 udhëtime me avionin privat të Epstein një në Europë, një në Azi, dhe dy në Afrikë që kanë të bëjnë edhe me punën e fondacionit Clinton” tha zëdhënësja. “Nuk ka folur me Epstein për rreth 1 dekadë dhe nuk ka qenë asnjëherë në Little St.James Island, në shtëpinë e tij në Nju Meksiko, apo në rezidencën e tij në Florida” tha zëdhënësja. ABC News raporton se emri i Klintonin del më shumë se 50 herë në gjetjet e gjykatës, por përmendja e tij më shumë është për ta thirrur si dëshmitarë në gjykatë për lidhjet me Epstein.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese