Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
21 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Abuzimi seksual i 15 vjeçares, reagon Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: E dënojmë ashpër, policia të çojë para drejtësisë autorët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ka reaguar për rastin e rëndë të përdhunimit të një 15 vjeçareje në Mirditë.

Në një deklaratë për mediet, Komisioni dënon ashpër veprën e rëndë, ndërsa i bën thirrje policisë për një hetim rigoroz që të nxjerrë para drejtësisë autorët e aktit çnjerëzor.

Sipas tyre është e rëndësishme ofrimi i një përkujdesje psikologjike të specializuar të miturës, nga ana e strukturave shtetërore, por edhe mbrojtje për të miturën dhe familjen e saj.

Deklaratë për mediet:

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes mediave të ngjarjes së rëndë në Mirditë, të shfrytëzimit seksual në grup të një të miture.

Komisioneri Dr. Gajda dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Lezhës të zhvillojnë një hetim rigoroz, duke nxjerrë përgjegjësitë penale dhe vënien para drejtësisë së autorëve.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme ofrimi i një përkujdesje psikologjike të specializuar të miturës nga ana e strukturave shtetërore, por edhe mbrojtje per te mituren dhe familjen e saj.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson se duhet të bëhet më shumë në parandalimin e dhunës seksuale ndaj të miturve.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img