Në foto lojtarët e ekipit të Domosdovës me helikopterin në sfond
Përdorimi i helikopterëve pa kriter është debatuar edhe disa kohë më parë kur ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, përmes ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, i vuri në dispozicion për një klip dy helikopterë Zajmina Vajsarit. Këngëtarja ka pasur në dispozicion të saj dy helikopterë të markës AB-205 të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, për të realizuar videoklipin e një kënge në prill të vitit 2013.