Hapësire reklamuese

Aktualitet

Abuzimi me artistët shqiptarë/ Të huajt vinë nga jashtë, tanët rrinë në hije

Shkruar nga Newsbomb

Prej kohësh një debat që dalëngadalë po merr përmasat e një skandali ka pllakosur artin dhe artistët në Shqipëri. Më herët  koreografi Arian Sukniqi, denoncoi disa herë faktin që në TKOB po bëhej terror ndaj artistëve shqiptarë.“Marrin këdo që gjejnë në Itali e bëjnë qoka. Nëse keni ndonjë mik artist pyeteni dhe ju thotë se çfarë tmerri dhe terrori po i bëjnë,-“-ishte shrehur Arian Sukniqi për newsbomb.al.

Ajo që po ndodh rëndom kohëve të fundit është marrja e artistëve të huaj për të interpretuar në skenat tona dhe lënia jashtë e artistëve shqiptarë që kanë gjithë potencialin e duhur për të ushtruar profesionin e tyre. Dhe këtë nuk e themi ne, e thotë përvoja e tyre dhe fakti që edhe skenat ndërkombëtare i kanë duartrokitur dhe përshëndetur sa herë kanë interpretuar. Ditën e djeshme , Ministria e Kulturës shpalli listën e projekteve-fituese në Kulturë dhe Art që siç u pa, ndër ta kishte edhe njerëz dhe subjekte  që qëndronin në krah të qeverisë.

Pas kësaj Ina Kosturi, pedagoge dhe violiniste nuk nguroi të ngrinte zërin e saj dhe t’i bënte edhe apel medias të guxonte të hidhte dritë mbi atë çfarë po ndodh në Shqipëri.

Gjatë intervistës për newsbomb.al ajo shprehu pakënaqësinë e saj ndajMinistrisë së kulturës e cila nuk po i mbështet këta artistë dhe nuk i ka fare me sy të mirë  kritikat që vinë në adresë të saj. Projekti i Kosturit, nuk është mbështetur nga ministria për vetëm 2.500.000 të vjetra. As kaq nuk vlen arti i këtyre artistëve që janë përshëndetur dhe falenderuar gjer në Boston?!

Intervista me Ina Kosturin

Ju thoni që ju kanë ndaluar të luani në skenë. Pse, kush?

I kam bërë publike në shkrime bllokadën që i bëhet instrumentisteve shqiptare violiniste , violonçelistë për të luajtur me orkestrën e RTSH. Vijnë vetëm violiniste nga jashtë... Ministria është i vetmi institucion ku një violinist që kërkon skenën mund të trokasë duke kërkuar mbeshtetje fare modeste.

Sipas jush, pse u refuzua Maratona e Muzikës Violinistike?

U refuzua Maratona e 6 e Muzikës violinistike sërish pasi gjithë instrumentistet janë nga jashtë, ndonëse ministria në kriteret kërkon shqiptarë me banim në Shqipëri. Kam shkruar vazhdimisht dhe mesa duket kritika, artikujt bëjnë që ministria të mbaë qëndrim kundra. Maratona violinistike është vlerësuar deri në Boston, kam interpretuar pjesë të vjetra të panjohura shqiptare, repertor violinistik bazë. Këtë here kisha dhe pjesë të reja  violine të kompozuara vetë, cka përbënte risi.Nuk duan violiniste që shkruan.

Ç’doni të thoni me: “Nuk duan violiniste që shkruan?!"

Shqipëria është një vend ku kritika vazhdon të mbetet herezi. Mund të kritikosh qeveritë, politikanët, kur vjen rasti i artistëve, duhet te jesh trim te guxosh te shkruash. Kam shkruar nje konsiderueshem artikujsh per problemet e artit, RTSH dhe nje sërë aktivitetesh, perfshirë artikuj si " Kioskat dhe politikat Kulturore", i cili ndonese i përkiste qeverisë të shkuar duket se nuk i pelqeu as misitrise se sotme te kultures.

Ju çfarë bëtë pas refuzimit? Më flisni pak më shumë për eksperiencen tuaj ne Boston. Çfarë pjesësh interpretuat, si u prit?

Përsa i përket Bostonit ka shkuar një dvd e imja me pjesë të vjetra shqiptare dhe kemi marre në letër falenderimi nga katedralja e Shën Gjergjit. Kam këu dhe foton e dvd që ndodhet në Bibliotekën Noliane në Boston. Dy herët e tjera që kam çuar projekt gjatë 2014 nuk kam reaguar ndaj ministrisë, prita këtë thirrje të tretë, pasi kam botuar vazhdimisht në shtyp artikuj si së fundmi Violina soliste dhe politikat kulturore. Një vit kam bere 3 koncerte recitale në 2 javë, diçka e rrallë në Shqipëri. Projekti im për tre aktivitete kërkonte vetëm 2500000 lekë të vjetra, për të paguar sallat, pianistët dhe orkestren e harqeve.

Sipas jush, kush është përgjegjës për këtë situatë ngërçi dhe pse ka degraduar situata në këtë pikë?

Orkestra e Rtsh nuk ka një sezon ku të dorezohen kërkesat për koncert, siç ndodh me këngët e festivalit. Nuk kemi politika për të parë se cilat fusha të kulturës duhen mbështetur. Gjithçka është rastësore dhe po të bëjmë një analizë të projekteve fituese dallohet se pjesen me të vogël e zë muzika klasike dhe ajo violinistike që nuk ekziston. Nuk është organizuar në gjithë këto vite një konkurs për violinë, të gjithë koncertet për violine solo realizohen me instrumentistë qe vjnë nga jashtë. Është normale që të interpretojnë në Shqipëri violiniste e muzikantë të huaj e shqiptarë që jetojne jashtë, duke sjellë nivelet më të mira. Po nuk nenkupton që ata brenda Shqiperise të ndalohen , politikë që nuk ndiqet as neë fushat e tjera te artit dhe as ne instrumente të tjere si piano psh. Duket sikur dikush ndalon violinën soliste, bashkë me të dhe krijmtarinë e munguar shqiptare për violinë. Nuk kompozohet më për këtë instrument. Nuk dua të gjykoj zgjedhjet e projeteve, dua që emri i bordit dhe specialistëve të jetë i njohur. Kam kerkuar një shume fare modeste, duke bërë profesionin dhe jo menaxheren e projekteve. Repertori i violines nuk është vetem barok , apo modern , repertori i vërtetë jane veprat që interpretoi Papavrami në Tiranë, janë një larmi kompozitorësh, dhe tradita jone fillon që me recitalin e Ludovik Naracit deri sot. Nuk mundet të injorohet violina soliste apo dhe një aktivitet për violine si Maratona e Muzikes Violinistike vetëm se violinisti që e realizon shkruan , apo se ka zgjedhur gabuar të jetoje ketu !

Ç’tregon për ju fakti që marrin violinistë nga jashte? Pse( Në nje kohë qe ka të talentuar si ju që presin)?!

Mendoj se duhet të ketë një politikë të drejtë për artistët shqipare që jetojnë në Shqipërinë e halleve. Nuk është e lehte të ngjitesh në skenen shqiptare. Në gjithë këto vite ka qenë një heroizëm, siç është dhe sukses kur përballesh jashtë. Mendoj se ashtu si ministrat qe i kemi nga Shqipëria dhe violinistë apo muzikantë të tillë mund të jenë prezent tek ne. Komuniteti i muzikanteve sigurisht nuk është aq solid apo me ze të fuqishëm si artistet e arteve pamore, aktoret. Është një komunitet i urtë, që nuk e ngre zërin , që shkruan rrallë, ndoshta në ambicje me njëri - tjetrin. Shpallja fitues në nëj projekt nuk përbën kusht, politika e përdorur ndaj nje gjinie, diskriminimi që i bëhet artisteve instrumentisteve brenda Shqipërisë përbën thelbin e shqetësimit. Nuk shikoj fitues projekte muzikantesh shqiptarë. Nese kanë vendosur të vijne nga jashtë mund të na e thonë haptas, dhe nuk kemi pse konkurojmë.

 

( Për skeptikët të cilët mund të thonë se Kosturi është njëra nga të dëshpëruarat si rrjedhojë e mungesës së talentit dhe aftësive të saj profesionale, ne po ju vemë në dispozicion edhe një CV të saj)

 

 

Prof. Asoc.  Ina Kosturi – violiniste

Mbaron me rezultate të shkëlqyera në violinë dhe gjithë lëndët Liceun Artistik "J. Misja" për të vazhduar studimet pranë Akademisë së Arteve të Bukura nën drejtimin e pedagogëve Pandush e Pirro Gjezi.

Ndjek më pas shkollën e gjuhës dhe kulturës italiane "Lorenzo de Medici" në Firence e nëpërmjet saj realizon një audicion në Konservatorin e Muzikës "Luigi Cherubini".

Vlerësuar nga docenti i violinës pranë këtij Konservatori dhe titullar i Katedrës së Muzikës së Dhomës proff. Giovani Tanzini, për kualitetet e një violinisteje sensibël në interpretim, fillon përgatitjet për mbrojtjen e diplomës pranë këtij Konservatori.

Kthehet në Tiranë për t'u diplomuar shkëlqyeshëm në Akademinë e Arteve te Bukura gusht 1992) e më pas vazhdon studimet në Firenze me proff. Yvette Gregorian.

Në sezonin e jashtëzakonshëm (dhjetor 1992) diplomohet në Konservatorin "Umberto Giordano" të Foggias. "Giovane albanese si e diplomataal Conservatorio...", është ky një nga titujt e së përditshmes "Gazzetta del Mezzogiomo".

Kthehet në Tiranë për të realizuar një sërë recitalesh pranë skenave më të rëndësishme muzikore duke ekzekutuar me orkestrën e TKOB- së koncertin Nr. 2 të Prokofievit nën drejtimin e dirigjentit Ermir Krantja, sonatat e Grigut, Brahmsit, Frankut, Shumanit, Shubertit, Bahut, nga Koreli tek Stravinskij, e deri tek kompozitorët kontemporanë si Feliciani. Fituese e konkursit të 7 Nacional të Muzikës "Citta di Monopoli"( 1995), venduet e katërta në konkursin "A. Astarita" në Napoli (1996).

Në formacionin e duos, violinë e pianoforte, krahas pianistëve shqiptarë ka bashkëpunuar në Tiranë e Itali me pianisten Giovanna Fratta. Mes të tjerash kanë realizuar koncertin inagural të sezonit të 17 koncertor "Amici della musica" të Lucerës, në të cilin merrnin pjesë instrumentistë të njohur si Manara, Voghera etj.

Nga 1994- 2002 ka ekzekutuar në violinat e para të Orkestrës së TKOB- së duke patur admirimin e dirigjentëve Krantja, Llapaj etj.

Ne qershor 2003 në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, me ndihmën e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Institutit Italian të Kulturës krijon orkestrën e harqeve "Paganini" duke qenë soliste, spalë e orkestrës dhe organizatore e projektit.

Në tetor 2003 realizon në Orkestrën Simfonike të RTSH-së koncertin për violine dhe orkestër të M. Bruhut nën baketën e dirigjentes Giovanna Fratta.

Nga viti 1993 – 1994 është pedagoge e jashtme e violinës ne Akademinë e Arteve, sot Unieversiteti i Arteve, dhe nga maj 2014 pedagoge e brendshme

Ka marrë pjesë si violiniste në shumë transmetime të RTSH-së dhe ka shkruar një numër të konsiderueshëm artikujsh kritikë( rreth 90) për probleme profesionale të artit e muzikës, komente e analiza në të përditshmet e shtypit.  Në vitin 2003 realizon pranë Radio Tiranës një cikël emisionesh me komente të interpretimit të muzikës klasike e asaj violinistike.

Në sallën e Akademisë së Arteve, me ndihmën e MTKRS ne datat 25 Mars 2006, 3 Prill 2006 dhe 9 Prill 2006 realizon projektin: "Maratona e Muzikës Violinistike", me tre koncerte recitale, me pianistet Rudina Ciko e Marin Gjollma, përtej traditës shqiptare te interpretimit te një recitali te vetëm.

"Përtej Personales", është libri me përmbledhje artikujsh e studimesh kritike, botuar ne Tetor 2006.

Në maj 2007 publikon studimin “Talente të heshtur”.

Në 11 korrik 2007 në sallën TKOB realizon Maratonën e Muzikës Violinistike, Edicioni i Dytë, me muzikë nga Bah, Ravel, Escobar etj., me pianisten Rudina Ciko.

Në 9 maj 2008 realizon recitalin në nderim të Ministrit të Parë të Postë – Telegrafave, Lef Nosi, me interpretimin për herë të parë Sonatës së Fan Nolit (1937), e vepra të tjera.

Në 30 Maj 2008 së bashku me pianisten Rudina Ciko realizon Edicionin e Tretë të Maratonës së Muzikës Violinistike, me vepra që interpretohen për herë të parë si: Thoma Nasi, Ç. Zadeja, Copland etj.

Në dhjetor 2008, realizon në Televizionin Calvin një cikel emisionesh të titulluara “Metronom”, emision i përjavshëm i muzikës klasike, duke interpretuar në violinë e piano veprat e Bahut, Grieg, Shuman, Brahms, Shubert etj., si dhe  komentuar kompozitorët dhe dukuritë e botës muzikore.

Në 22 Qershor 2009 realizon “Martonën e 4-të të Muzikës Violinistike”, në formacion duo violinë – piano me pianisten Rudina Ciko. Interpreton vepra të panjohura shqiptare si: Papajorgji, Paparisto, Noli, Nasi si dhe vepra premierë Svendsen, Stravinski, Gershëin. Dy DVD të këtij koncerti përfshihen në fondin e Bibliotekës Noliane në Boston për studiuesit shqiptaro – amerikan. Një letër falenderimi nga Katedralja Saint George mbërrin për këtë koncert si ruajtje e trashëgimisë kulturore dhe stafin e Shoqatës “Bota Artit”.

Në Panairin e 12-të të librit Nëntor 2009  boton Esenë “Pak mall për socializmin”, me shtëpinë botuese Ombra GVG.

Më 30 qershor 2010 realizon edicionin e pestë “Maratona e muzikës violonistike” në sallën “Tefta Tashko” pranë MTKRS. Ky recital i duos Kosturi - Ciko në formacionin violinë piano përveç repertorit të larnishëm solli dhe interpretimin e pjesës “improvizim për violinë” të kompozuar nga violinistja.

 Në korrik 2011 me votim unanim të Këshillit të Profesorëve në Universitetn e Arteve  merr titullin Profesor i Associuar.  Në shkurt  2012 kandidon për postin e dekanit të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve. Në  Maj 2012 boton prozën, “Rrëfim në Tre Kohë” me  Shtëpinë Botuese OMBRA GVG.

 Në dhjetor 2012 merr çmimin e vitit për barazinë gjinore nga Unioni i Gazetarëve për artikullin më të mirë si publiciste.

 

A.M

 

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.