Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

ABUZIMI me 5 TENDERAT/ Arrest shtëpie për Juliana Hoxhën, ndryshon masën e sigurisë edhe për 2 zyrtarët e tjerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Penale e Tiranës ka njohur me masat e sigurisë zyrtarët e ministrisë së Drejtësisë të përfshirë me skandalin e tenderave.

Kështu, gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për Juliana Hoxhën, ish sekretaren e Përgjithshme në MD. Ndërkaq, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtepie” për drejtorin Ekonomik Aurel Lamçe dhe specialistin IT, Arlind Alikajn. Gjithashtu gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për specialistin tjetër të IT Lusien Ali, i shpallur në kërkim. Për zyrtarët e tjerë të përfshirë në skandalin e tenderave, është vendosur që masa e sigurisë të jepet nesër.

Seanca e sotme është zhvilluar pa kamera me kërkesë të Prokurorit Kreshnik Ajazi. Kujtojmë se për abuzimet me tenderat po verifikohen edhe dy ish ministrant e LSI, Petrit Vasili e Ylli Manjani.

Zyrtarët e përfshirë janë:

Juliana Hoxha

Lusien Ali

Arlind Alikaj

Airel Lamçe

Marsuela Aliaj

Doralda Muka

Ethem Vigani

Ornela Bleda

Ilir Çuni

Arlin Arapi

Orgesa Goga

Eris Sheshi

5 tenderat abuzivë

1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative

2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Sipas prokurorisë Hetimet janë shtrirë pikërisht në këto 5 procedura tenderimi, ndërsa 12 personat e përfshirë dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të Shpërdorimit të detyrës dhe atë të Shkeljes së Barazisë së Pjesëmarrjes në tendera.

Ka qenë grupi i inspektimit, i Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas ai i Ministrisë së Financave, që kanë evidentuar shkeljet me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit.

Shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.

Më shumë

spot_img