Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Abuzimi i të miturve, reagon Kreu i Komunitetit Mysliman: Raste të tilla duhet të dënohen pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh

Shkruar nga Newsbomb
Abuzimi i të miturve, reagon Kreu i Komunitetit Mysliman: Raste të

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka dënuar ashpër rastin e abuzimit të së miturës në Mirditë.

Sipas Spahiut, kjo ngjarje ishte tronditëse dhe përveç organeve kompetente të gjithë qytetarët duhet të dënojnë këto raste pa mëdyshjen më të vogël.

“Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore.

Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.

Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.

Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet”, shkruan Spahiu.

Kujtojmë se ditën e sotme në Tiranë u zhvilluan protesta, teksa dhjetëra gra me pankarta në duar dënuan ashpër dhe i bënë thirrje autoriteteve që të marrin masat e nevojshmë për parandalimin e këtyre rasteve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll