Hapësire reklamuese

Politikë

Abuzimi i grumbulluesve, Braçe tregon bisedën me punëtorin dhe shpjegon: Ja pse bërtas unë

Shkruar nga Newsbomb
Abuzimi i grumbulluesve, Braçe tregon bisedën me punëtorin dhe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, sërish ka ngritur zërin në lidhje me tregun e fermerëve dhe dhe rregullat e vendosura nga grumbulluesit që fitojnë shumë herë më shumë se prodhuesit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe ka publikuar bisedën me një nga punëtorët, duke shtuar se grumbulluesit janë bërë prodhues dhe nuk grumbullojnë prej ditësh në zonat ku prodhohet shalqini.

Ai thotë se pikën e grumbullimit ia ka ngritur AZHBR me paratë dhe taksat e bujqve me anë të një kontrate që nuk ka asnjë detyrim për ta në raport me bujqit.

Sipas Braçes kjo kontratë është “mizerable” dhe e padrejtë për buqjti, prandaj dhe ai ngre zërin.

Postimi i plotë:

JA PSE BERTAS UNE!

TERBUF, POSHTE GRABIANIT,

NE FUSHE, DJE-nga mengjesi ne dreke;

Une: i kujt eshte shalqini?

Punetori: i te zotit!

Une: per ke po grumbullon?

Punetori: per vete!

Une: po kush eshte ky qe po grumbullon per vete?

Punetori: po ku di une Erion, une punetor jam.

Une: po mire, shyqyr po vilni, tu vej mbare!

Ne dreke;

Une: u lodhet!

Punetori tjeter: po pak, shyqyr eshte me freske sot.

Une: erdhi i zoti?

Punetori: jo, erdhi makina, do ngarkojme tani.

Une shoh makinen dhe emrat ne te: lere lere e kam te qarte tani.

SI THASHE NE KUVEND;

GRUMBULLUESIT JANE BERE EDHE PRODHUES TE SHALQINIT, PRODHOJNE VETE NE TERBUF DHE NUK GRUMBULLOJNE PREJ DITESH AS NE CERMA, AS NE BICUKAS, AS NE SULZOTAJ, AS NE IMSHTE, AS NE ESKAJ, AS NE GJONAS!

PO SHESIN SHALQININ E TYRE!

NUK HUMBIN ASNJE QINDARKE SI PRODHUES, SIC BUJKU QE JU SHET NEN KOSTO SHALQININ “SIPAS LOJES” QE KETA UDHEHEQIN!

JO, KONKRETISHT KY PRODHUESI I TERBUFIT PO EKSPORTON ME 30 CENT TE EUROS!

E KUPTONI SA SHUME PO FITON?

Ta kish ngritur vete PIKEN E GRUMBULLIMIT, magazinen e frigoriferet, patjeter qe nuk do beja ze.

POR JA KA NGRITUR AZHBR, ME PARATE E TAKSAVE EDHE TE BUJQVE!

Ne nje kontrate mizerabel qe nuk ka asnje detyrim per ta ne raport me bujqit!

KJO ESHTE E PADREJTE!

NDAJ BERTAS UNE!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.