Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Abuzime me tenderat në bashkinë e Vorës”, Indrit Hoxha paralajmëron: Të hënën i drejtohem SPAK

Shkruar nga Newsbomb
“Abuzime me tenderat në bashkinë e Vorës”, Indrit

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Indrit Hoxha, ka folur në lidhje me situatën politike dhe zgjedhjet e 14 majit.

Hoxha tha se bashkia e Vorës ka falimentuar, teksa paralajmëroi se të hënën do t’i drejtohet SPAK në lidhje abuzimet e bëra nga kryebashkiaku aktual.

“Vora është një vatër e nxehtë. Sa i përket kandidatit që kam përballë, nuk i di as emrin. Vora është simbol i krimit të Ramës, ka ndryshuar 5 kryetarë bashkish në 4 vite ose për dekriminalizim ose për afera.

Kryetari aktual ka bërë në 12 muajt e fundit ka bërë 14.2 mln procedura tenderimi. Po të dalësh në terren, zbatimi i tyre është zero. Abuzim me taksat e qytetarëve.

Të hënën do t’i drejtohem SPAK për të çuar abuzimet me tenderimet e bëra. Dokumentacioni është gati. Tenderi i pastrimit të bërë në Vorë ka kushtuar 2.3 mln euro taksa, sot Vora është qyteti më pi pisët.

Një tender tjetër për një pastrim emergjencë 90 ditore, është diku tek 350 mijë euro” tha ai ndër të tjera në një intervistë për “Kjo Javë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese