Hapësire reklamuese

Aktualitet

Abuzim me tenderat, GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra të Granit Gjanës

Shkruar nga Newsbomb
Abuzim me tenderat, GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra të

GJKKO ka lënë në fuqi masën e pezullimit për prefektin e Kukësit, Granit Gjana. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës Gjana tha se ka dhënë dorëheqjen nga posti në mënyrë që të përballet me drejtësinë si qytetar i lirë.

 “Kam dhënë dorëheqjen si prefekt për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i lirë. Do ndjek rrugën ligjore”, u shpreh Gjana.

Dje, 6 dhjetor, Prokuroria e Posaçme pezulloi Granit Gjanën nga detyra e  prefektit të Kukësit. Granit Gjana akuzohet për “shkelje të barazisë në tenderat”.

Gjana është paraqitur sot në SPAK për seancën e masës së sigurisë “pezullim detyre”. Sipas njoftimit të SPAK, gjatë kohës që Granit Gjana mbante postin e zëvendëskryetarit të Kukësit, kur Safet Gjici drejtonte bashkinë, dyshohet se ka abuzuar me tenderat për naftën.

Me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar kompaninë që të merrte pjesë në 2 tendera për “Blerje karburanti” në vlerën 21 milionë lekë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese