Hapësire reklamuese

Aktualitet

Abuzim me tendera, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të RTSH-së për pafajësi

Shkruar nga Newsbomb
Abuzim me tendera, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi, për pafajësi.

Kujtojmë që Thoma Gëllçi u akuzua se ka shpërdoruar detyrën duke hapur tender për kanalin RTSH Agro, para se të merrte miratimin e AMA-s. Ai u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

Tenderi për blerjeve të pajisjeve të kanalit RTSH Agro është shpallur në nëntor të vitit 2018 dhe kishte një vlerë limit prej 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Së bashku me Gëllçin në pranga ranë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera dhe tjera, kanë qenë dy kompani EURO Contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja këto kompani u bë e ditur më herët që kishin mangësi në dokumentacionet për marrjen pjesë në tender.

Pas përfundimit të dënimit Gëllçi u lirua nga burgu më 30 gusht të këtij viti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll