Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Absurditeti vazhdon”, denoncimi i drejtuesit të Portalit Studentor: Maturantët që do vazhdojnë mjekësi s’po informohen për provimin

Shkruar nga Newsbomb
“Absurditeti vazhdon”, denoncimi i drejtuesit të Portalit

Drejtuesi i Portalit Studentor Gevio Tabaku ka ngritur shqetësimin se maturantët të cilët dëshirojnë të studiojnë Mjekësi të Përgjithshme, nuk janë informuar lidhur me kryerjen e provimit hyrës të lajmëruar më herët nga Ministria e Arsimit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku shkruan se është Qendra e Shërbimeve Arsimore ajo e cila ka përgjegjësi direkte për organizimin e këtij provimi, mirëpo ndonëse është data 10, studentët nuk kanë marrë asnjë lajmërim për provimin.

Ai thekson se kjo papërgjegjshmëri nga ana e Qendrës dëmton procesin dhe lë në ankth dhe stres të vazhdueshëm maturantët.

“Absurditeti vazhdon:

Universiteti i Mjekesise ka vendosur nje provim hyres te informatizuar per te gjithe ata qe duan te studiojne Mjekesi te Pergjithshme.

Ky provim do zhvillohet prane Qendres se Sherbimeve Arsimore, pra eshte pergjegjesia direkte e tyre per te organizuar provimin bashke me te gjitha detajet e tjera logjistike.

Sipas kesaj Qendre dhe Universitetit te Mjekesise, data e zhvillimit te provimit per maturantet do jete ne 10-20 gusht.

Sot jemi ne date 10 gusht dhe nuk kemi asnje lajmerim per provimin.

Kjo papergjegjshmeri e vazhdueshme eshte ajo cka demton gjithe procesin dhe i le maturantet ne ankth dhe stres te vazhdueshem”, shkruan ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese