Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

‘Absurditeti i radhës’, avokatja ‘shpërthen’ ndaj Shahinit: SHFUQIZO formularin e vetëdeklarimit të shëndetit në shkollë! Është nul dhe i pavlerë (ARSYET LIGJORE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

d348ac079c6fce7ef16920242fea3233

Ministria e Arsimit ka nxjerrë një formular vetëdeklarimi për shëndetin, të cilin duke nisur nga nesër, nxënësit dhe prindërit duhet ta plotësojnë çdo ditë përpara fillimit të mësimit, ku duhet të deklarojnë me përgjegjësi se nuk janë të infektuar me covid.

Avokatja Denisa Dake ka bërë një deklaratë të ashpër, përmes të cilës, teksa i kërkon ministres së Arsimit Besa Shahinit të shfuqizojë formularin, thekson dhe se pse formulari është nul dhe i pavlefshëm.

Sipas saj ky është një absurd i radhës i ministrisë pasi ligji percakton qartazi që fëmijët apo minorenët deri ne 18 vjeç, nuk ngarkohen me pergjegjesi ligjore për të kryer veprime e për këtë arsye kujdestaret e tyre ligjore janë prinderit e fëmijëve.

Perpos kësaj, prindër e fëmijë të gjithë bashkë nuk kanë dijeni në janë të prekur me Covid 19 e në këto kushte nuk mund të ngarkohen me përgjegjësi ligjore për këtë shkak. Pra ky formular sipas avokates është nul sepse nuk mund të prodhojë pasoja sipas ligjit.

Reagimi i Denisa Dakes:

Znj. Shahini!

Shfuqizoni “Formularin e Vetdeklarimit te Shendetit”!

Nje formular surreal vetdeklarimi sapo ka mberritur ne çdo familje ketu!

 Me urdher te Ministrise se Arsimit, çdo femije dhe prind do te jete i detyruar me nisjen e vitit shkollor, te deklaroje me “pergjegjesi ligjore” se:

-nuk eshte i semure me Covid!

– nuk ka ka frekuentuar ambiente ku ka te semure me Covid 19!

-ne familjen e tij nuk ka te semure me Covid 19..!

Absurditeti i rradhes sapo mberriti mes nesh.

Nderkohe ligji percakton qartazi qe femijet apo minorenet deri ne 18 vjeç, nuk ngarkohen me pergjegjesi ligjore per te kryer veprime e per kete arsye kujdestaret e tyre ligjore jane prinderit e femijeve.

Sakaq fëmijët nuk kane zotesi per te vepruar e nuk kuptojne rendesine e veprimeve ne baze te ligjit perveçse.

Perpos kesaj, prinder e femije te gjithe bashke  nuk kane dijeni ne jane te prekur me Covid 19 e ne keto kushte nuk mund te ngarkohen me pergjegjesi ligjore per kete shkak.

Kush jane keshilltaret e tu Znj. Shahini, qe jo per te paren here te keshillojne ne kete forme te gabuar, duke na percjelle absurditete ditë pas dite.

Ministria e Arsimit ka patur detyrim te koordinonte veprimet ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise per te kryer nje depistim e testim masiv falas per mesuesit, drejtuesit e nxenesit, para nisjes se vitit shkollor siç ne te gjithe boten ndodhi.

Ky do te ish veprimi i duhur per te parandaluar e monitoruar situaten me pandemine ne Insitucionet Arsimore kudo ndodhen ketu.

E kunderta nuk volit per asgje!

Keto akte surreale e te paprecedenta nuk i sherbejne askujt, ruajtjes se jetes e shendetit te nxenesve posaçerisht.

Deklarimet formale, (pa) pergjegjesi te subjekteve (femije e prinder) leshuar jashte çdo kriteri te arsyeshem krijojne veç konfuzion e amulli.

Terhiqni kete urdher surreal menjehere Znj. Shahini, pasi ky akt percjelle ne kete format, nuk mund te prodhoje pasoja sipas ligjit, pasi eshte nul e i pavlere!

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/formulari-i-vetedeklarimit-te-shendetit-qe-duhet-te-plotesojne-prinderit-dhe-nxenesit-cdo-dite-plas-debati-ne-rrjet-a-mund-te-mbaje-pergjegjesi-femija-220237#

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img