Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Absurdi/ Ministrja e Izraelit nuk merr pjesë në Samitin e OKB-së, shkon në seli por nuk futet dot se ishte me karrige me rrota

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Izraelit, Karine Elharrar, nuk ka marrë pjesë në Samitin e OBK-së për klimën pasi ishte në një karrige me rrota. Po! Organizatorët dhe vetë OBK nuk kishte mundësi që të përgatiste kushtet e nevojshme që kolegia Karine Elharrar të ndiqte punimet e COP26.

Karine Elharrar është shprehur se ka qëndruar dy orë jashtë selisë ku mbahej samiti i OBK-së dhe është larguar për në hotelin ku ishte akomoduar, shkruan newsbomb.al. Ajo shkroi në Twitter se ishte “e trishtuar” që OKB “nuk ofronte akses në eventet e veta”.

Një zyrtar në delegacionin e kryeministrit izraelit Naftali Bennett tha se ata ishin ankuar zyrtarisht te organizatorët. Dhe zoti Bennett tha se nuk do të merrte pjesë të martën nëse zonja Elharrar nuk mund të hynte në samit.

Sekretari i Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar, George Eustice, tha se incidenti ishte “thellësisht për keqardhje” dhe qeveria i kishte kërkuar falje zonjës Elharrar, e cila ka distrofi muskulare.

Por ai gjithashtu fajësoi delegacionin izraelit, duke thënë “Ajo që normalisht do të ndodhte në këtë situatë është që Izraeli do të kishte komunikuar se ata kishin atë nevojë të veçantë për ministrin e tyre.”

Ministrja Elharrar i tha Channel 12 të Izraelit se ajo nuk mund të hynte në konferencë sepse mundësitë e vetme ishin ose të ecnin ose të ngjiteshe në një makinë që nuk ishte e përshtatshme për një karrige me rrota.

Zyra e saj tha se ministrja e Energjisë priti jashtë vendit të samitit në Glasgow për dy orë dhe përfundimisht u detyrua të kthehej në hotelin e saj në kryeqytetin skocez Edinburgh, 80 km larg, shkruan newsbomb.al.

Të hënën, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly, tha se ishte “thellësisht i zhgënjyer dhe i frustruar” që zonja Elharrar nuk mund të hynte në samit. “Vendi i COP është projektuar që të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Unë kam folur me ministren për këtë dhe mezi pres ta takoj atë [të martën],” shkroi ai në Twitter.

Një zyrtar në delegacionin e kryeministrit izraelit tha se Bennett i kishte thënë kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për incidentin dhe zoti Johnson e kishte ftuar ministren Elharrar të bashkohej në një takim mes dy kryeministrave të martën.

Më shumë


spot_img








spot_img