
I mandatuari për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Zdravko Krivokapic, mësohet t’i ketë ofruar tre ministri dhe postin e zv.kryeministrit, koalicionit, “Bardh e Zi”, i cili kryesohet nga politikani shqiptar, Dritan Abazovici.
Sipas mediave lokale, liderët dhënë ndonjë përgjigje deri në orën 18:00, kohë të cilën Krivokapic e kishte parashikuar për të zbuluar emrat e përbërjes së qeverisë.
Platformës “Bardh e Zi” i është ofruar pozicioni i zëvendëskryeministrit për sektorin e sigurisë si dhe Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Bujqësinë dhe Mbrojtjen.
Por, URA, e cila është pjesë e koalicionit, “Bardh e Zi”, iu përgjigj negativisht kësaj oferte, duke kërkuar më shumë poste ministrore.
Kurse, koalicionit “Paqja është kombi ynë” iu ofrua Ministria e Drejtësisë, Kulturës, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe departamentet e mbetura.