Hapësire reklamuese

Politikë

Abazoviç në konferencë me Ramën: Marrrëdhëniet tona janë ngritur në nivelet më të larta, ura mbi Bunë do të zvogëlojë trafikun

Shkruar nga Newsbomb
Abazoviç në konferencë me Ramën: Marrrëdhëniet

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç, është shprehur se ndihet krenar për marrëveshjen e nënshkruar sot për ndërtimin e urës mbi Bunë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ramën, Abazoviç tha se ndërtimi i kësaj ure do të zvogëlojë trafikun gjatë muajve të verës dhe do të rrisë numrin e turistëve, ndërsa shtoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë në nivelet më të larta.

“Sot nga Podgorica dërguam mesazhin e bashkëpunimit, të dedikimit të të ardhmes së përbahskët që do të zbatohet përmes bashkëpunimit ekonomik. Jam krenar që kemi vendosur nënshkrimin për krijimin e projektit të madh infrastrukturor, urës mbi Bunë që do të jetë prodhim produkti turistik jo vetëm për Malin e Zi dhe Shqipëri. Kjo do të zvogëlojë trafikun gjatë muajve të verës.

Folëm edhe për lundrueshmërinë e lumit të Bunës. Kryeministri mori disa hapa për lëvizjen e papenguar të lumit Buna. Dëshirojmë të bëjmë çdo gjë, dhe për shëndetësi e mbrojtje, duam të themi që Mali e Zi e Shqipëria e shohin perspektivën e madhe në raporte të ndërsjella. Ne jemi të dedikuar drejt integrimeve europiane dhe dëshirojmë të japim kontribut.

Mendoj që raportet që ka qeveria e Malit të Zi me Republikën e Shqipërisë janë shembull për Ballkanin Perëndimor dhe duhet ta ndjekin edhe vendet e tjera. Kjo është mënyra më e mirë që të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme. Besoj që Shqipëria dhe Mali i Zi mund të thonë që raportet e tyre janë rritur në nivele më të larta,. Qytetarët presin nga ne që të punojmë me infrastrukturë”,  u shpreh Abazoviç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu