Hapësire reklamuese


Rajoni

Abazoviç merr pjesë në festën për Pavarësinë e Shqipërisë në Podgoricë

Shkruar nga Newsbomb
Abazoviç merr pjesë në festën për

Në një pritje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi, me praninë e autoriteteve të larta politike, trupit diplomatik, përfaqësuesve të shquar të shoqërisë civile, të popullit shqiptar atje, u festua 110 vjetori i Pavarësisë dhe Dita e Flamurit.

Në pritje mori pjesë dhe kreu i qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, Ridi Kurtezi vlerësoi nxitjen që kanë marrë marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro malazeze me ardhjen në krye të ekzekutivit, të zotit Abazoviç, posaçërisht në fushën e infrastrukturës që lidh dy vendet. Ura mbi Bunë, Buna e lundrueshme, ishin dy projektet që theksoi si drejtime të reja të bashkëpunimit, ambasadori në fjalën e tij.

Ai shprehu fjalë simpatie për kontributin e shqiptarëve në stabilitetin dhe qeverisshmërinë e vendit mik, me të cilin vitin që vjen dy qeveritë do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese